Deputeti i VV-së për suspendimet në ministrinë e Bujqësisë: Po çrrënjosjen praktikat korruptive

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë vendim që t’i suspendoj 9 zyrtarë nën dyshimin për dallavere me subvencione.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se përgëzon çfarëdo veprimi policor dhe institucional, i cili është në funksion të vendosjes së drejtësisë dhe çrrënjosjes së praktikave korruptive.

“Unë e përgëzoj çfarëdo veprimi policor dhe çdo institucioni të drejtësisë i cili është në funksion të vendosjes së drejtësisë dhe çrrënjosjes së praktikave korruptive të cilat tash e shumë vite janë instaluar edhe si kulturë edhe si shprehi në institucionet e shtetit të Kosovës. Kjo është fatkeqësia më e madhe që e kanë karakterizuar këtë periudhë dy dekadash sepse në Kosovë është prekur fusha më e ndjeshme në të cilën do të pritej që të kemi zhvillim, investim, aty kemi pasur më shumë korruptim të të gjitha proceseve të subvencionimit të produkteve bujqësore”.

“Mendoj se është lënduar jashtëzakonisht bujqësia çdo zyrtar dhe vetë fusha e bujqësisë me këto praktika korruptive dhe mendoj se çfarëdo veprimi i institucioneve të drejtësisë është i domosdoshëm dhe do të duhej të përkrahej maksimalisht nga qytetarët dhe institucionet”.

Tutje, ai tha se kjo është fatkeqësia më e madhe që e kanë karakterizuar këtë periudhë dy dekadash sepse është prekur fusha më e ndjeshme e subvencionimit të produkteve bujqësore.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje garën elektorale dhe ardhjen në pushtet e ka luftën kundër korrupsionit.

“Duket që këto praktika janë shndërruar në kulturë të funksionimit të shumë zyrtarëve institucional dhe efekti kryesor i tyre ka qenë dëmi shumë i madh që i është bërë bujqësisë dhe bujqve dhe unë mendoj që është shumë mirë që institucionet e drejtësisë janë vënë në veprim për t’i luftuar këto praktika prej të cilave nuk kemi parë hajr po përkundrazi kemi parë vetëm sherr”.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe që e kanë karakterizuar këtë periudhë dy dekadash sepse në Kosovë është prekur fusha më e ndjeshme në të cilën do të pritej që të kemi zhvillim, investim, aty kemi pasur më shumë korruptim të të gjitha proceseve të subvencionimit të produkteve bujqësore. Lëvizja vetëvendosje garën elektorale dhe ardhjen në pushtet e ka luftën kundër korrupsionit dhe unë mendoj që këto veprime konkrete të institucioneve të drejtësisë vetëm sa shpalosin këtë luftë kundër korrupsionit”, tha Gola.

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë ka arrestuar dhjetëra zyrtarë nën dyshimin me dallavere.

Vala e parë e arrestimeve kishte ndodhur në shkurt dhe e dyta, para pak javësh.

Të ngjashme