Deputetja e LDK-së u bën thirrje kolegëve të partisë: Duhet ta votojmë Vjosën për presidente

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka konfirmuar se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Madje, ajo u ka bërë thirrje kolegëve të saj që të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidenti, shto këtu ajo ka thënë se LDK-ja në përgjithësi duhet edhe të votojë pro.

Këto deklarata ajo i bëri në një prononcim përmes telefonit në “Info Kanal 10”. Madje, Bunjaku – Rexhepi shtoi se ajo do ta votojë Osmanin ditën e zgjedhjes.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme