Dështon mbledhja e Komisionit për Legjislacion, LDK-ja s’pranon të marrë pjesë në votime

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 13:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk ka mbajtur mbledhje për shkak se komisioni nuk ka pasur kuorumin për votim, sepse LDK-ja është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në asnjë votim.

Arben Gashi tha se LDK-ja nuk do të marrë pjesë nëpër votime derisa partia do të vendosë të kundërtën, ndërkaq paralajmëroi masa më të përshkallzuara opozitare, raporton Ekonomia Online.

“Ne si grup parlamentar nuk do të marrim pjesë në votime derisa LDK-ja të vendosë diçka tjetër. Nuk do të votoj, mirëpo nuk do ta prishi korumin. Ne jemi afër një veprimi tjetër që do të jetë më i përshkallzuar”.

Kryesuesi i komisionit, Hajdar Beqa, tha se një praktikë e tillë nuk është e duhur, raporton EO.

“Këto gjëra nuk kanë ndodhur më parë dhe nuk janë të duhura, mirëpo ne e respektojmë vendimin e tyre”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme