Dështon mbledhja e Kryesisë, Konjufca e cakton seancën e radhës

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar sërish, në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Por, kryeparlamentari Glauk Konjufca sërish caktoi seancën plenare të radhës që do të mbahet ditën e enjte duke filluar nga 10:00.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, foli për rendin e ditës së seancës. tregoi se cila do të jetë pika më e rëndësishme e seancës.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty”.

“Anëtari i sapozgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së. Sidoqoftë sot Kryetari i Kuvendit komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor duke filluar nga ora 10:00”.

“Pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”.

R e n d i  i  d i t ë s:

I.     Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021: 

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
7.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
8.    Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
9.    Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare. 

Të ngjashme