Dhurata Hoxha: Në Mitrovicë po rikonfirmohet mobilizimi për PDK-në

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Sot po zhvillohet dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, shkruan gazeta online veriu.info.

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë kanë takuar banorët e fshatit Rekë në Mitrovicë.

Kujtojmë që Hoxha mban numrin 27 në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Takimi me qytetarët e Rekës, në Mitrovicë, rikonfirmon mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në komunën e Mitrovicës. Gjithpërfshirja në proces është faktori qenësor për fitoren tonë, më 6 tetor. Gratë dhe rinia janë vlerë e shtuar e jona! Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin! #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27

Të ngjashme