Disa deputetë konsumojnë duhan në Kuvend, Osmani fton Inspektoratin e Shëndetësisë t’i dënojë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka ftuar Inspektoratin e Shëndetësisë, që t’i shqiptojë gjoba deputetëve për të cilët tha se po konsumojnë duhan brenda sallës plenare, raporton Ekonomia Online.

“Po e shoh se këtu brenda sallës plenare ka tym duhani dhe e ftoj publikisht Inspektoratin e Shëndetësisë që të vijë dhe t’i shqiptojë gjithë ata që po e shkelin ligjin duke pirë duhan afër sallës plenare të Kuvendit të Kosovës”, tha Osmani.

Të ngjashme