Djali i Nexhat Dacit emërohet zv. ministër

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 12:29 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili është djali i akademikut Nexhat Daci.

Lajmin për emërimin e ka bërë publik vet zv/ministri, Daci përmes një postimi në Facebook.

Ai e ka falënderuar Haradinajn për vesimin e dhënë.“Nga sot jam emëruar Zv.Ministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike nga Kryeministri Ramush Haradinaj . Flm shumë për besimin Kryeministër Haradinaj “, ka shkruar ai.

Të ngjashme