“Do të luftojmë nëse ka lobim për njohje të Kosovës”, Vuçiq i përgjigjet Erdoganit

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendi i tij do të kundërshtojë nëse ekziston një lobim i ri për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kur u pyet për paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se do të intensifikonte lobimin për pavarësinë e Kosovës, ai i tha Pink TV se është realiste, sepse Turqia është një superfuqi, dhe Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyeshëm, njofton Klankosova.tv.

“Serbia po mbron gjërat e veta. Kjo nuk është turke, ajo i përket Serbisë. E vetmja gjë që na mbetet është të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ai është shumë i fuqishëm, dhe ne nuk jemi, por besoj se ai do ta zbusë pak pozicionin e tij “, tha ai.

Kreu i shtetit turk ditë më parë deklaroi se shteti me të cilin ai udhëheq do të angazhohet në rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.

Erdogan madje potencoi se për këtë çështje do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Të ngjashme