Drejtori i sekretarit të Komunitetit të Energjisë: Kosova të reflektoj sa i përket krizës së gazit dhe luftës në Ukrainë

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 12:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është diskutuar të premten rreth preformances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike në raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, tha se çështjen e energjisë duhet ta kenë top prioritet.

“Ne jemi në një situatë të krizës globale në sektorin e energjisë. Dhe jemi të interesuat të shtojmë bashkëpunimin me sektori  e energjisë. Aktualisht deri me tani kemi hartuar planin e veprimit për ndryshime klimatike, janë disa aktivitete duke u hartuar dhe presim hartimin e ligjit për ndryshime klimatike. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe kemi kryer gjithë aktivitetin. Presim që çështjen e energjetikës ta kemi në top agjendë.

Artur Lorkoëski, drejtor i sekretarit të Komunitetit të Energjisë, ka folur për objektivat e çështjes së energjisë.

“Kjo agjendë që e kemi për sot bazohet në dy parime, të zhvillimit të tregjeve të integruara në Evropë dhe tregjet e brendshme janë zgjidhja më e mirë që u mundëson palëve kontraktuese në tregun e BE-së. Objektiva e dytë është me procesin e dekaborizimit dhe tani sekretariati është në fazën e zbatimit i cili përfshinë miratimin e targëteve për energji. Këto janë procese të rëndësisë së madhe për komunitetin për energji dhe ne besojmë që rritja e tregjeve në fushën e energjisë dhe këto vendime duhet të merren në mënyrë të qartë”.

Ai tutje tha se janë të gatshmen ta ndihmojnë Qeverinë e Kosovës në hartimin e legjislacionit.

“Fakti që si sekretariat i komuniteti jemi duke bashkëpunuar me Qeverinë në implementimin e duhur të ligjeve dhe kjo është e rëndësishme që legjislacioni është parakusht të hartohen politikat në nivel kombëtar. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Qeverinë në hartimin e ligjeve. Është ligji për burime të ripërtishme dhe efiçiencë të energjisë dhe mund të llogaritni në mbështetjen tonë”.

“Sa i përket strategjisë për dekorbanizim i cili duhet të miratohet vitin e ardhshëm. Mendoj që janë komente të çmueshme. Megjithatë dëshiroj ta shikoj bashkëpunimin nga vendet fqinje më pozitiv ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse ky bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në këtë mënyrë mund të vazhdojnë bashkëpunimin për energji”. “Çështja e që ka të ka të bëjë me gazin dhe është faktor që po ndryshon  kontekstin e BE. Kjo paketë do të zbatohet me kusht që disa masa shtesë duhet të ndërmarrën”, raporton EO.

“Çështja e ruajtës së gazit që parashihet me ligj në BE. Gazi po shihet si një zgjidhje momentale, dhe jo afatgjate. Targetat në Evrope është të rritet burimi i energjisë së ripërtritshme dhe efiçiente. Gazi deri me tani duket të jetë elementi kyç për tranzicion që duhet ta ketë rolin e vet nga qymyri në burime të ripërtritshme. Megjithatë situata po ndryshon me krizën e gazit në tregun e BE-së dhe ka ndikuar në rritjen e çmimit të gazit dhe lufta në Ukraine, ne rekomandojmë Qeverinë të reflektojë në këtë pikë dhe ta shikojnë proceset dhe të marrin vendim. Mirëpo, duhet të sigurojmë furnizim të duhur të energjisë dhe nuk duhet të kemi vonesa të burimit të energjisë së ripërtritshme ne treg”.

 Kurse, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se Koosva e ka neglizhuar procesin e gazit dhe se kjo cështje duhet të zgjidhet.

“Kosova është e interesuar që të kemi intefrim të tregjeve të energjisë elektrike, por që ka telashet e veta politike. Kemi shumë pengesa nga fqinji ynë Serbia duke filluar nga veriu. Qeveria e ka neglizhuar procesin e gazit. Këto janë sfidat e Kosovës që bashkërisht duhet t’i zgjidhim, sepse Kosova është e interesuar për tregje të energjisë”, tha ai.

Deputeti i VV, Driton Hyseni, ka deklaruar se një bazë e fortë e energjisë në Kosovës është thëngjilli. “Me hapat e ndërmarrë nga Qeveritë kemi rritje të energjisë së rinovueshme në Kosovë. Synojmë ta bëjmë një ngritje të energjisë së rinovueshme. Jemi në rrugë të mbarë, por duhet përshpejtim të ritmit të projekteve që të kemi rritje të përqindjes së energjisë së ripërtritshme. Në lidhje me projektin e gazit, Qeveria e Kosovës nuk ka hequr dorë nga ideja e gazit, mirëpo në situatat aktuale kur çmimi i gazit ka shkuar lartë dhe në Kosovë nuk ka infrastrukture të gazit, qeveria me MSS e ka iniciuar atë fond të shfrytëzohet për sjelljen e gazit në Kosovë”.

“Konsiderojmë që në periudhë afatshkurtër është parë më e arsyeshme. Qeveria nuk ka mbyllur rrugën gazit dhe një çështje e tillë do të jetë pjesë e strategjisë së energjisë dhe do të jetë pikë kryesore për diversifikimin e burimeve të energjisë”.

Të ngjashme