Dreshaj merr përkrahje të madhe në vendlindje, premton ta nxjerrë në “selamet” Istogun

Istog | 13 Dhj 2017 | 21:09 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, i shoqëruar nga kreu i partisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka vazhduar sot fushatën e tij zgjedhore në vendlindjen e tij, në Vrellë.

Para bashkëqytetarëve të tij, Dreshaj është zotuar se “do ta qesë në selamet Istogun” nëse e merr besimin më 17 dhjetor, raporton Ekonomia Online.

nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj vazhdoi fushatën elektorale në Vrellë të Istogut. Dreshaj premtoi qytetarëve të Istogut se do punojë për Istogun duke u shprehur se do qetë në “selamet” Istogun.

“Kam marrë përgjegjësi para katundit, para Istogut… Uji i Vrellës ma ka dhanë shëndetin. Unë gëzohem kur mund t’i bëjë mirë dikujt”, u shpreh Dreshaj.

Për ta mbështetur Dreshajn kishte ardhur dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha.

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së tha se ndryshimi në Istog mund të vijë vetëm me njerëz të dëshmuar dhe patriotë.

“Istogu e Vrella kanë pasur trima e njerëz intelektualë. Dhe kjo anë e meriton ndryshimin… Sot patriot është ai që hapë vende të reja pune, që bën një standard për këta njerëz”, shtoi Berisha.

“Prej përfundimit të luftës u bënë 18 vjet. Kjo anë ka pasur mundësi me pasë zhvillim ma të mirë, por nuk ka pasur. Kemi nevojë që njerëzit e mirë të bëhen bashkë, ta forcojmë komunën dhe të ecim përpara”.

E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se janë mbi 23 milionë euro të parapar në buxhetin e vitit 2018 për bujqësi, grante e subvencione për drithëra, pemëtari e shtalla.

“Një pjesë e tyre kanë me mbërri këtu. E di që jeni njerëz punëtorë”, tha ai.

“Ganinë nuk e la në lloç, për përkrahje në arsim, shëndetësi, përkrahje për bujq. Nuk e la në lloç, se kur kam qenë në burg, ai nuk me ka lanë në lloç”, u shpreh kreui Aleancës.

“Bashkimi i juaj me Lëvizjen Vetëvendosje, Nismën, PDK-në … ka një qëllim: ndryshimin”, theksoi Haradinaj.

Shefi i Qeverisë iu tregoi vrellasve se sot është arritur marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Ai tha se marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi 1 miliard euro, gjë që paraqet investimin më të madh në historinë e re të Kosovës.

Sipas tij, ky investim i një kompanie serioze ndërkombëtare hap rrugë për investime tp tjera në Kosovë. “Investimet në Kosovë kanë me ndodh ë. Istogu ka me qenë zonë strategjike e investimeve”, u zotua ai.

Haradinaj: Vizat do të hiqen më shpejt seç mendon dikush

Në këtë tubim zgjedhor, kryeministri Ramush Haradinaj foli edhe për liberalizimin e vizave. Ai u zotua se vizat do të hiqen “më shpejt seç mendon dikush”.

Ai tha se asnjëherë nuk i ka gënjyer partnerët e koalicionit qeverisës se do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit në Kuvend. “Nuk e kam rrejt askënd… Nuk kam marrë obligime që do ta miratojë demarkacionin, as miqve ndërkombëtarë nuk iu kam thënë po e me ju dalë jo”.

“E kam çuar marrëveshjen në Parlament se nuk ka vendim pa shku marrëveshja njëherë në Parlament. Liberalizimin e vizave keni me marrë shumë shpejt”, tha Haradinaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme