Driton Selmanaj i ashpër me Vjosa Osmanin: Nuk merrem më me të

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfaqur edhe një herë një qëndrim të kundërt me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Osmani, që mban postin e nënkryetares në LDK, ka dalë kundër partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Por këto veprime të Osmanit, nuk i komenton fare kolegu i saj nga partia, Driton Selmanaj,

Selmanaj për GazetaBlic thotë se as që nuk merret më me Osmanin.

“Nuk po du të merrem më me të, nuk po du edhe më tutje me i shfaqë mospajtimet e thella”, thotë Selmanaj për GazetaBlic.

Tutje Selmanaj thotë se me Osmanin kanë botëkuptime të ndryshme.

“Kemi botëkuptime krejtësisht të ndryshme unë dhe ajo, kshtu që nuk po dua të merrem me të”

Ish-kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka kërkuar të shpallet antikushtetues dekreti i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ta mandatuar bashkëpartiakun e saj, Avdullah Hoti, për kryeministër të ri të vendit.

Të ngjashme