Dy skenarët e Kosovës për anëtarësim në BE, viti 2030 ose 2050

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përkatësisht dy skenarët e mundshëm për Kosovën, ishin temë e diskutimit të organizuar nga D4D me Teuta Sahatqinë, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Demush Shashën nga Instituti EPIK, raporton Ekonomia Online

Aty u tha se Kosova ka dy skenarë për anëtarësim në BE. E para është viti 2030 dhe viti 2050.

Demush Shasha nga Instituti EPIK, tha se Kosova ka bërë vetëm hapin e parë drejtë anëtarësimit në BE, me nënshkrimin e MSA-së. Ai ka thënë se rrugëtimi i Kosovës drejtë BE-së varet nga vet ajo.

“Qëllimi i këtij studimi ka bërë që ti propozojmë dy rrugë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në BE. Kosova është në fillimet si vendi  i fundit në Ballkan në rrugëtimin e saj na BE. Kosova ka nënshkruar marrëveshje e MSA dhe deri më sot nuk e kemi ndërmarrë hapin e dytë drejt BE-së. Jemi vendi i parë në Ballkan që nuk e kemi marrë këtë hap. Tani sa kohë  merr Kosovës për anëtarësim, varet nga vet ne”, tha Shasha.

“Ne kemi propozuar dy skenarë. Skenari optimist, ku kemi thënë se Kosova anëtarësohet deri në 2030, ku jemi bazuar në anëtarësimin e Kroacisë. Natyrisht ky skenarë shumë njëra, ku duhet njohje nga 5 vende të BE-së, ku Kosova duhet  ti bëj detyrat e saj. Nëse synojmë që ta zbatojmë këtë skënarë, po thua çdo gjë do të shkojë shkëlqyeshëm, duhet të bëjmë luftilin e krimit dhe korrupsionit, reformë në arsim e kështu më radhë. Në ekstremin tjetër, e kemi edhe një skenarë goxha skeptik, ku Kosova anëtarësohet në vitin 2050. Jemi bazuar në afatet nëpër te cilat ka kaluar Bosnja, Shqipëria dhe Mali i Zi”, u shpreh Shasha.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija, tha se disa shtete nuk kanë treguar interesim të madh në Ballkan. Ajo ka thënë se ndikimi i Rusisë dhe Kinës është rritur në Ballkan, si në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi.

Sipas saj rrugëtimin e Kosovës drejtë BE-së, po e vështirëson edhe mos njohja nga pesë vendet e BE-së

“Ka ndodhur edhe procesi ku shtetet mike nuk kanë treguar interesim shumë të madh në Ballkan, e ku ka bërë që të rritet ndikimi i Kinës dhe Rusisë në Ballkan. Mund ti shohim tendencat për ndikim në shtetet si Serbia, Maqedonia apo edhe në Mal të Zi. Pastaj e kemi edhe pesë shtetet jo njohëse mbeten ashtu. Gjithashtu BE mbeti pa një shtet të madh, ku Britania e Madhe doli nga BE dhe mbetëm pa një votë. Mendoj që kjo marrëveshja e 4 shtatorit, ishte një këputje e një amollie. Ndonëse jemi duke folur për diçka tjetër, është e lidhur me BE”, tha ajo.

Të ngjashme