Kompania “AWO Nürnberg” ndihmoi mbi 10 mijë kosovarë të riatdhesuar nga Gjermania

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 13:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më shumë se 10 mijë persona kanë marrë ndihmë nga organizata gjermane “AWO Nürnberg ” pas riatdhesimit në Kosovë nga Gjermania. Kjo u bë e ditur në 15-vjetorin e themelimit të kësaj organizate, ku të pranishëm ishin ministra të landit bavarez dhe nga Ambasada Gjermane në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Zyrës Shtetërore për Azil dhe Kthim në Bavari, Axel Strohlein, tha se kjo ndihmë është bërë me përkrahjen e shtetit bavarez.

“Në 15 vitet e fundit kemi mbështetur mbi 10 mijë persona dhe kemi arritur të bëjmë një dallim konkret në vend”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se angazhimi për 15 vjet për riintegrim tregon rëndësinë e këtij procesi.

“15 vite në riintegrim tregon sa i rëndësishëm është ky proces. Sa e rëndësishme është puna juaj këtu tregon edhe jetëgjatësia e projektit tuaj. Ambasada jonë e ka përkrahur projektin e AWO-s diku me mbi 1 milion euro. Dua të theksoj se është shumë e rëndësishme për të ardhmen të vazhdojë riintegrimi”.

“Nuk dua të përfundoj këtë fjalë pa e përmendur çështjen e liberalizimit të vizave dhe shpresoj që me zgjedhjet në Francë të përfundojë edhe kjo çështje”, tha ambasadori Rohde.

Edhe Kushtrim Nreci nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës tha se kompania “AWO” në Nurnberg ka bërë një punë të shkëlqyer në procesin e riintegrimit.

“Sot po e ndimë vetën jashtëzakonisht mirë qe jemi në një familje të madhe që kemi punuar me vite në procesin e riintegrimit. AWO Nürnberg ka bërë një punë të shkëlqyer në riintegrimin e qytetarëve në Kosovë. Kanë qenë pikërisht organizatat gjermane që kanë dhënë shtytje të madhe në procesin e riintegrimit dhe riatdhesimit. Kosova ende ka nevojë për mbështetje sidomos në riintegrimin e personave. Shfrytëzoj rastin me kërkuar mbështetjen e secilës organizatë gjermane që është këtu”, tha ai.

Angelika Weikert presidente e “AWO Nürnberg”, foli për vështirësitë e këtij procesi. Ajo falënderoi stafin për punën 15-vjeçare.

Ajo tha se nga viti 1999, shumë kosovarë kanë kërkuar riatdhesim. Tha se mundësia për qëndrim të përhershëm në Gjermani iu është dhënë vetëm një numri të vogël të refugjatëve.

“Nisma e këtij projekti ka nisur para 15 viteve dhe nuk ka qenë aspak e lehtë. Në vitin 1999 shumë qytetarë kanë ikur nga vendi i tyre. Shumë prej tyre është kërkuar të kthehen. Por shumica kanë shprehur vullnet edhe vet që të kthehen. Mundësia për qëndrim të përhershëm në Gjermani i është dhënë vetëm një numri të vogël të refugjatëve. Pikënisja për projektin në Prishtinë u zhvillua në vitin 2007. Një riintegrim i suksesshëm mund të qëndrojë vetëm për mbështetjen e riatdhesimit të tyre. Qytetarët nuk duhet të lihen vetëm pas kthimit të tyre sepse ata kanë nevojë për një vend ku mund të gjejnë përkrahje”, tha ajo.

Të ngjashme