Edhe një fëmijë mban “fjalim” në tubimin e Nismës

Gjilan | 02 Qer 2017 | 19:53 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në tubimin zgjedhor të Nismës, sot në Gjilan, pati dhe një moment simpatik, megjithëse nga dikush mund të shihet si problematik.

Një vogëlush ka dalë në skenë dhe i ka dhuruar lule liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Më pas, ai ka mbajtur një “fjalim” të shkurtër që do t’ia kishin lakmi dhe shumë kandidatë të rritur për deputet.

Pasi e ka quajtur tubimin madhështor, vogëlushi i veshur me këmishë të bardhë, ka ftuar të votohet Limaj. Ai madje ka dhënë dhe një shpjegim të tijin pse duhet bërë kjo.

Për më shumë shikojeni videon e kapur nga kameramani i Ekonomia Online, Valdrin Thaqi:

Të ngjashme