Edhe pas ndarjes së VV-së, Konjufca ka shpresë se dalin të parët

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 23:58 | Nga

Glauk Konjufca në emisionin DPT të Fidani ka folur edhe për koalicione të mundshme pas zgjedhjeve të reja. Ai madje ka bërë edhe një bast me Fidanin.

“Nëse Vetëvendosje del e para do të ia bënim si në vitin 2017 që shkuam te LDK’ja, i bëmë ftesë LDK’së”, thotë ai.

Por, nëse sipas tij, LDK del fituese, Kosova do të ketë një koalicion pas zgjedhor LDK-PDK.

Për këtë Konjufca është shumë i bindur.

“Për këtë tash mundemi me u lidh’, tha ai.

“Nëse del LDK’ja e para (ishalla nuk del) e ki koalicionin LDK-PDK. Nëse VV del e para e ke koalicionin VV-LDK”, theksoi ai.

Ndërkohë nëse VV nuk fiton, ai thotë se vendi s’do të ketë ndryshime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme