Ekipi sot merr komentet e liderëve, nesër miraton platformën

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Ekipi negociator e ka përafruar hartimin e platformës për dialogun me Serbinë dhe sot pritet t’ua dërgojë krerëve të shtetit për t’i marrë komentet e tyre, ndërsa nesër pritet ta miratojë platformën dhe ta dërgojë në Kuvend, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ekipi negociator për dialogun me Serbinë dje ka vazhduar takimet për hartimin e platformës. Bashkëkryesuesi i këtij ekipi Fatmir Limaj pas takimit të djeshëm ka deklaruar për medie se ekipi është në përfundim të hartimit të platformës dhe se ajo do t’u dërgohet edhe liderëve institucionalë, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

“Sot kemi punuar disa orë. Kemi punuar në detaje. Nga puna e sotshme kemi ardhur në përfundim që nesër (e mërkurë) teksti pothuajse është gati i përfunduar dhe do t’ua dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe presidentit, nëse kanë edhe ata ndonjë koment rreth tekstit të platformës”, ka deklaruar Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme