Ekspertët e BE-së: Liberalizmi i tregut është më i rëndësishëm se heqja e vizave

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 13:29 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja e lirë e mallrave është një ndër kushtet që Kosova duhet të përmbushësh sa i përket zbatimit të MSA-së. Për këtë janë dhënë edhe shembuj të shteteve sikurse Hungaria dhe Kroacia.

Grabor Baranyal nga ministria e Drejtësisë në Hungari tha se procesi i MSA-së ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe se liberalizmi i tregut është më i rëndësishëm se heqja e vizave.

Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për të kuptuar shqetësimin e Kosovës për liberalizimin e vizave, raporton EO.

“E kuptoj shqetësimin e Kosovës për vizat, por nëse do të kishte një lëvizje të lirë të njerëzve do të kishte ikje të njerëzve. Liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë me lëvizjen e tregut të brendshëm ajo çka mund të iu them se si hungarezët janë munduar të kalojnë parafrazën e anëtarësimit dhe kjo ka qenë pjesërisht përmes kompanive jashtë Hungarinë. Mendoj se nëse ka përparësi në fusha të tjera kjo mund të rritet”, tha ai.

Por një gjë e tillë nuk po konsiderohet me shumë rëndësi nga pala kosovare. Pasi sipas deputetëve të Kuvendit më shumë e rëndësishme se lëvizja e mallrave është lëvizja e lirë e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Dardan Sejdiu anëtarë i komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka pyetur ekspertët e binjakëzimit për Stabilizim Asociim, se pse duhet të jetë i rëndësishëm lëvizja e lirë e mallrave kur njerëzit janë potenciali kryesor i të bërit biznes.

“Se si pretendohet që të flitet për lirin e kapitalit e mallrave e jo për lëvizjen e njerëzve, kur dihet që njerëzit janë potenciali kryesor për bërjen biznes. Për mua është e pa konceptueshme përparësia e kapitalit më shumë se e njerëzve”, tha Sejdiu.

Të njëjtën gjë e ka ngritur edhe Hykmete Bajrami e cila ishte edhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Isa Mustafës.

“Lëvizja e biznesmenëve tanë është e humbur pasi që ata nuk mund të kenë mundësi të kenë lidhje biznesi pasi liberalizimi i vizave është ajo që po dëmton edhe zhvillimin e vendit. Të mos hymë në probleme politike pasi kjo që po bëhet është ajo që po bëhet”, tha Bajrami.

Kusht i Kosovës për liberalizimin e vizave dhe është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të ngjashme