Eksperti amerikan: Biden nuk do ta këshillojë Kosovën ta zhvendos ambasadën e saj nga Jerusalemi

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Eksperti amerikan i zhvillimeve ndërkombëtare, veçmas i Lindjes së Mesme, Alon Ben Meir, ka thënë se Kosova duhet të respektojë marrëveshjen me Izraelin për bendosjen e ambasadës në Jerusalem, pavarësisht kundërshtimeve të BE-së.

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si historik. Në marrëveshjen e arritur, Kosova u zotua se do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem.

Eksperti amerikan Alon Ben Meir thotë se “që nga koha kur Izraeli dhe Kosova ranë dakord se normalizimi i marrëdhënieve midis dyja vendeve kërkonte që Kosova të hapte ambasadën e saj në Jerusalem, besoj se qeveria duhet t’i përmbahet marrëveshjes; e cila thotë se (ambasada) duhet të jetë në Jerusalemin Perëndimor, ku ndodhet ambasada amerikane”.

Ai nuk beson se Bashkimi Evropian do ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e ambasadës në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv, kryeqytet të cilën e njeh BE-ja sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

“Bashkimi Evropian mund të dekurajojë Kosovën që mos ta hap ambasadën e saj në Jerusalem, por unë nuk mendoj se BE-ja do të ndërmarrë veprime ndëshkimore nëse Kosova vazhdon të veprojë siç ka rënë dakord me Izraelin. Meqenëse, (Joe) Biden nuk pritet të zhvendosë ambasadën e SHBA-së sërish në Tel Aviv, nuk ka gjasa që ai ta këshillojë Kosovën të bëjë ndryshe”, tha eksperti amerikan.

Ndryshe, Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për punët e jashtme, ka kritikuar vendimin e Prishtinës duke ia rikujtuar se të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të organizatës evropiane në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme