Enver Krasniqi, kandidati i LDK-së për deputet, që premton reforma në arsim dhe ekonomi

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 19:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Enver Krasniqi, i ka hyrë garës për zgjedhjet e 6 tetorit me synimin që të sjellë reforma në arsim, ekonomi dhe shëndetësi.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online po thotë se shteti në Kosovë është katandisur nga keqja.

Krasniqi, që është edhe profesor universitar po thotë se LDK-ja ka listën më të mirë për këto zgjedhje dhe programin ekonomik që premton zhvillim dhe ndryshim të gjendjes aktuale.

“Së pari dua t’ju tregoj pse kam kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës. E para është e kaluara ime sepse jam themelues i Lidhjes Demokratike – Degës në Fushë Kosovë në vitet e ’90-ta dhe e dyta, për shkak se është katandisur pushteti në Kosovë, është katandisur shteti ligjor, ekonomia dhe janë katandisur të gjitha fushat tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

“Koncentrimi im do të jetë në programin e LDK-së i cili është program i krijuar nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe program që premton zhvillim ekonomik, premton ndryshim të gjendjes aktuale sidomos investimet e jashtme strategjike, do të krijohet Fondi i Diasporës, do të ketë iniciativa që edhe diaspora të jetë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe do të krijohet një fond për sigurimin e investimeve në Kosovë sepse shumë kompani apo ndërmarrje të vogla apo të mesme nuk kanë pasur qasje në kredi për shkak se nuk kanë pasur kolateral të mjaftueshëm dhe për këtë do të sigurohet një fond i cili do t’i siguron këto kredi dhe do t’i siguron këto ndërmarrje që të kenë qasje në kredi me norma të buta apo të themi kredi që janë në norma të nivelit evropian dhe jo norma siç kanë qenë deri tani”.

Krasniqi në këtë intervistë tha se do të fokusohet në fushën e arsimit pasi që për 15 vjet po kontribuon në fushën e arsimit si profesor në disa universitete.

Sipas tij, reforma do të ketë duke filluar nga arsimi parashkollor, arsimi fillor, arsimi i mesëm dhe arsimi universitar.

“Do të fokusohemi në fushën e arsimit pasi që 15 vjet punojë si profesor në dy-tri universitete të Kosovës dhe koncentrimi im do të jetë që të bëhet reformë edhe në arsim, së pari arsimi të zhvillohet sipas nevojave të tregut në Kosovë sepse e dini që asnjëherë kjo nuk ka shkuar në këtë mënyrë dmth janë zhvilluar programe që në fakt ekonomia e Kosovës nuk ka pasur nevojë aq shumë për ato programe kështu që kësaj here arsimi do t’i përshtatet nevojave të tregut të Kosovës. Reforma do të ketë duke filluar nga arsimi parashkollor, arsimi fillor, arsimi i mesëm dhe arsimi universitar”.

“Qytetarëve u premtojmë sepse jemi profesionist të fushës sepse LDK-ja në 110 deputetët që janë i ka 44 doktorë të shkencës dhe unë mendoj që është partia më e përgatitur që të bën reforma në Kosovë, në fakt që t’i kthehet shpresa rinisë së Kosovës sepse ne do të orientohemi kah rinia sepse vitet e fundit rinia i ka humbur të gjitha shpresat dhe të vetmen rrugëdalje e gjen se si të ikin nga vendi. LDK-ja do t’ia kthen edhe njëherë shpresën rinisë së Kosovës dhe për atë kemi edhe moton “Beso”, dhe rinia duhet të na beson, populli i Kosovës duhet të na beson sepse është e vetmja parti që ka programin që shtjellohen në pika ma detale”.

Krasniqi tha se ndër prioritetet do të jetë edhe shëndetësia derisa tha se synojnë që Kosovës t’ia kthejnë imazhin ndër vendet ndërkombëtare.

“Do të koncentrohemi edhe në programin e shëndetësisë që është i detalizuar deri në detalet më të vogla sepse ju e dini që edhe në atë fushë kemi ngecje të mëdha pastaj edhe në fushën e kulturës dhe rini dhe përkrahje tjera të gjithëmbarshme. Një prej synimeve të LDK-së është që të kthehet imazhi i Kosovës, imazhi në fushën ndërkombëtare ka ra shumë dhe duhet t’i kthehet imazhi që ky shtet mund të ekziston, që në këtë shtet eksiton ligji dhe drejtësia dhe të gjitha këto do të komplemnetohen në një program që do ta implementon LDK-ja dhe i cili program jep shpresa më të mëdha për vendin tonë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme