Eurodeputeti gjerman: Mohimi i vizave për Kosovën është gabim i BE-së

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer, që vjen nga Partia e Gjelbër e Gjermanisë ka kritikuar BE-në për mohimin e lirisë së lëvizjes ndaj kosovarëve.

Ai tha se ky është një gabim i madh po aq sa edhe vonimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njofton Klan Kosova.

“Mohimi i vizave për Kosovën është një gabim i BE-së dhe po aq marrëzi sa edhe moshapja e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tabelat e shumëzimit të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, ka shkruar ai në Twitter duke shpërndarë një shkrim të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që kritikon neglizhencën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe thotë se këtë po e shfrytëzon SHBA-ja. Artikulli gjithashtu thoshte se Washingtoni po punon kundër BE-së në Ballkan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme