Eurodeputeti Mandl: Rezultati i dialogut Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, ka thënë se rezultati i dialogut Kosovë-Serbi, duhet të përfundojë me njohje të dyanshme.

Mandl, thekson se kjo marrëveshje do ta hapë derën edhe për njohjen e pak shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Rezultati i dialogut duhet të jetë njoha e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo për mendimin do ta hapë derën edhe për njohjen e pak shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, sepse të gjitha këto shtete kanë probleme të brendshme, dhe ndonjëherë e lidhinme mosnjohjen e Serbisë. Pra, duhet të ketë njohje të ndërsjellë dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor”, ka thënë ai për Kanal10.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi, duhet të jetë model për botën.

“Dialogu Kosovë – Serbi mund të jetë model për botën, që konfliktet me baza etnike, religjioze, ideologjike në histori që kanë shkaktuar kaq shumë dëme, dhe kanë qenë joracionale, mund të shërbejë të thuhet se konflikte të tilla të mbesin në librat e historisë , por tash të kujtohet përfundimi i tyre me empati, në mënyrë pozitive për të pasur raporte të mira në të ardhmen”, ka deklaruar Mandl.

Të ngjashme