Ferid Agani kërkon ta dijë se sa ka mbështetje nga qytetarët për zgjedhjet komunale

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë, ka kërkuar nga qytetarët të dijë se a e ka mbështetjen e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Jeni mirë të informuar se për shkak të procesit të padrejtë gjyqësor ndaj meje që po zhvillohet me ngadalësi të jashtëzakonshme qe më shumë se pesë vite në masë të madhe është kufizuar veprimtaria ime politike si kryetar i Partisë së Drejtësisë.

Si pasojë, partia nuk morri pjesë në dy palë zgjedhjet e përgjithshme të fundit. Dëmi politik, qartë, ishte i jashtëzakonshëm mirëpo përkushtimi dhe vendosmëria jonë për të rikthyer Partinë e Drejtësisë në vendin e merituar në skenën politike të vendit është shumë më i madhë.

Jemi para zgjedhjeve komunale 2021. Qëllimi i këtij postimi është të kuptojë mendimin tuaj se sa mund të llogaris PD në mbështetjen qytetare në këto zgjedhje komunale. Plani ynë është që të garojmë në çdo komunë ku do të kemi qytetarë të interesuar.

Jam shumë i interesuar për mendimin tuaj.

Me respekt,

Ferid Agani

Të ngjashme