Veteranët e UÇK-së protestojnë, Kuvendi sigurohet edhe nga Njësia Speciale

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 09:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra veteranë të UÇK-së janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre, raporton Ekonomia Online.

Forca të shumta kanë “rrethuar” Kuvendin, ku po mbahej seanca. Ndërsa në gatishmëri janë parë dhe Njësia Speciale.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale.

Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan.

Kurse, Projektligji është kundërshtuar nga partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, të cilat nuk morën pjesë në votim.

Të ngjashme