Fitorja e Distrias, Jahjaga: Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura

Atiete Jahjaga
Prishtinë | 24 Kor 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi janë krenaria e Kosovës.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Krasniqi dhe Kelmendi i sollën vendit medalje të arta nga Lojërat Olimpike.

“Distria e artë në Lojërat Olimpike në Tokio! Majlinda e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro! Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura! Ato po shkëlqejnë në sport, art, shkencë e muzikë duke përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme Republikën e Kosovës. Jeni krenaria jonë!”, ka shkruar Jahjaga.

Të ngjashme