Formohet komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, do të definohet edhe numri i ministrive

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për formimin e komisionit që do të merret me hartimin e Projektligjit për ekzekutivin, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se me Projektligj do të definohet edhe numri i ministrive si dhe funksionimi i Qeverisë.

“Qeveria është kjo që është mendoj që është funksionale po i kryen punët e veta. Mirëpo si vend Ligji për Qeverinë është i nevojshëm që do të definonte numrin e ministrave të zv.ministrave ky i takon qeverisë me bë”.

“E definon çka është Qeveria e Kosovës nga kush përbëhet. Me këtë do të dertonim një porosi të mirë sepse kjo gjendja e Qeverisë nuk është një eksperiment i pakufi”.

Ndërsa zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj propozoi që para se të fillojë hartimi i fillimisht të bëhet një studim i fizibilitetit.

“Kam një propozim që të bëhet një studim i fizibilitetit. Na mund të përfundojmë me një ligj i cili teknikisht del me përfundime konkrete por nuk është një analizë që të afatgjatë”.

“Para se me marr një vendin politik vendimit me i parapri analiza e pastaj me dal ligji. Edhe në Kuvend kur të shkojmë me pas brum për atë që e dërgojmë. E kisha pa çështjen e decentralizimit financiar”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme