Ganimete Musliu dorëzon padinë ndaj ministrit Peci

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot do të dorëzojë padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Lajmin për Ekonomia Online e ka bërë të ditur vetë Musliu, e cila ka deklaruar se padinë do ta dorëzojë në Pallatin e Drejtësisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ne orën 11:00.

Ndryshe, padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.

Të ngjashme