Ganimete Musliu tallet me LDK-në e VV-në që nuk po e arrijnë marrëveshjen

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që tash e sa kohë, nuk po arrijnë ta bëjnë koalicionin qeverisës.

Musliu përmes Facebook ka thënë se deri të bëhet Qeveria, po përfundon edhe autostrada e Dukagjinit.

Marrëveshja VV dhe LDK çdo ditë e më shumë po duket e paarritshme pasiqë të dy partitë, nuk po arrijnë të mirren vesh për postin e Presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme