Gashi: Kurti s’e konsultoi Kuvendin kur shkoi në Bruksel, e ka obligim kushtetues

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:01 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se nuk është konsultuar me Kuvendin para takimeve në Bruksel.

Ai ka shtuar se Kurti e ka obligim kushtetues që ta përfaqësojë Kosovën jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

“Kurti e ka detyrë kushtetuese që të përfaqësoj vendin jashtë, si dhe e ka detyrë kushtetuese që të merret me bisedimet me Serbinë. Jo Kurti si individ, por si kryeministër”.

“Sa i përket deklaratave nga Brukseli janë të parakohshme që t’i komentojmë, në këtë situatë e rëndësishme është që ka sistem, i cili e obligon që ai nga kthimi i tij të raportoj në Kuvend. Kjo ka qenë kërkesë e VV-së me një rezolutë”.

“Ai ka shkuar në Bruksel pa e pyet Kuvendin, e tash kur të kthehet duhet të raportoj në Kuvend dhe në vendin të tij”.

Madje, ai tha se ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka dorëzuar dosjen dhe te detajuar për procesin e bisedimeve me Serbinë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme