Gashi mohon akuzat për sharje e ofendime, thotë se për 10 vite s’ka marrë kompensim për derivate

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 11:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi, ka mohuar kategorikisht se ka sharë e ofenduar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltarin e Glauk Konjufcës, raporton Ekonomia Online.

Gashi u akuzua nga kryeparlamentari Konjufca dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, për sharje e ofendime rreth kompensimit të shpenzimeve të derivateve për deputetë.

“As nuk e kam prekur me dorë dhe kam pasë distancë relativisht të lartë me të. Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete shefin e kabinetit, i cili ka bërë shkelje të detyrave dhe të përgjegjësive të veta. Ne kërkuam që ai të mos jetë prezent, por Konjufca nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi. Shefi i kabinetit, përveç se ka thënë të pavërteta, ka përdorur të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigrojë deputetët e caktuar të Kuvendit të Republikës”, ka thënë ai.”, tha Gashi.

Ai tha se 10 vite sa është deputet nuk ka marrë asnjë kompensim për këtë çështje.

Të ngjashme