Gashi për Kurtin: E turpshme mos raportimi për dialogun, mos prania e tij në çaste kritike e pa precedent

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 14:39 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arben Gashi, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, e ka quajtur të pa precedent mos praninë e kryeministrit Albin Kurtit në Kosovë gjatë ndodhive të fundit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka folur edhe për seancën e sotme, ku tha se mazhoranca nuk po e kultivon mirëbesimin.

“Por paraprakisht të marrim një opinion ligjor nëse janë ndjek procedurat dhe rregullat, ne nuk kemi këtë interpretim dhe kërkuar sot që të merret kohë derisa të ju shpërndahet deputetëve se cili është për këtë arsye ne u larguam nga salla e Kuvendit. Ajo çka po vërehet është se partitë në pushtet të mos kenë kultivimin e mirëbesimit por këta dojnë me vazhdu problemin që me e bë shoqërinë më të ndarë. Ne refuzojmë këtë mënyrë të menduarit dhe të vepruarit”.

“Sa i përket rastit të Behgjet Pacollit, zhurma e tyre ishte e qëllimshme. Sa i përket vizitës së Kurtit në Bruksel mund t’i identifikojmë disa çështjes që ai nuk është që disa javë në Kosovë dhe kanë ndodhur gjëra të rëndësishme në Kosovë, dhe ai nuk ka treguar afërsinë e nevojshme me qytetarët e vendit të vet”.

Ai ka folur edhe për takimin e sotëm ndërmjet Kurti dhe presidentit serb Aleksandar  Vuçiq në Bruksel.

“Kurti në opozitë kërkonte që të raportohej në Kuvend për dialogun kurdo, po bëhen katër muaj që s’ka raportuar. Ajo se çka ka kërkuar sot po e shkel në mënyrën më të turpshme”.

Të ngjashme