Gazetari Mefail Bajqinovci bëhet pjesë e VV-së

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Mefail Bajqinovci është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e bëri kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Kurti tha se Bajqinovci për këto 18 vite ka qenë një zë i fuqishëm kritik ndaj keqqeverisjes dhe abuzimeve me pozitat zyrtare, prona dhe haraç.

“Mefail Bajqinovci, është emër shumë i njohur për publikun. Si gazetar, autor dhe drejtues i deritanishëm i emisionit “Puls” në KTV, për 18 vite z.Bajqinovci ka krijuar një emër të pazëvendësueshëm në gazetarinë televizive”.

“Në publikun kosovar identifikohet si njëri nga udhëheqësit më të guximshëm të emisioneve televizive, duke dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e gazetarisë hulumtuese dhe nxitjen e aktivizimit qytetar. Për 15 vjet rresht “Puls” ka goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional duke sjellur informacione ekskluzive e skandale si dhe duke trajtuar problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare, që nga menaxhimi i shtetit, e deri te politika, ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale”,ka shkruar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme