Gazetari shqiptar e pyet Thaçin: Pse nuk fitove kurrë sa ishte gjallë Rugova?

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti historik I Kosovës, Ibrahim Rugova ka përplasur Hashim Thaçin me gazetarin Çim Peka në Syri TV.

Teksa presidenti u mburr se PDK-ja e tij ka qenë partia më fituese e pasluftës në Kosovë, moderatori i “Çim Peka LIVE” u shpreh se kjo ka ndodhur vetëm pas vdekjes së Rugovës.

Pjesë nga debate në emision:

Peka: Jeni partia më fituese pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Thaçi: Unë nuk e shoh vdekjen e Rugovës siç e shihni ju.

Peka: Kur keni fituar zgjedhje me Ibrahim Rugovën përballë?

Thaçi: Më e rëndësishme në atë kohë ka qenë respektimi I rezultatit zgjedhor. Në 2001 PDK ka uhdëhequr qeverinë me Ibrahim Rugovën. Instalimi I praktikës së respektimit të njohjes së rezultatit zgjedhor. Kosova ka qenë shembull I këtij standarti perëndimor që vijon edhe sot.

Thaçi: Keni një prefencë të vonuar për Rugovën

Peka: E imja nuk është e vonuar, për ju po.

Thaçi: Respektoj kontributin e presidentit Rugova. Unë kam qenë në luftë me Serbinë, jo me Rugovën. Dhe kjo është fitorja ime më e madhe se çdo zgjedhje.

Të ngjashme