Gërvalla-Schwarz: Ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin po shpikin, shajnë, fyejnë, gënjejnë…

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 00:02 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një postim pak para mesnatës, në Facebookun e saj, duke iu përgjigjur raportimeve në medie gjatë ditës se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen e saj.

Sipas saj, drejtuesit e institucioneve asnjëherë nuk kanë qenë kaq unikë.

POSTIMI I PLOTË:

Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, asnjë herë më parë, që nga pavarësia e këndej, nuk kanë qenë kaq unik dhe nuk i kanë bashkërenduar kaq mirë veprimet dhe vendimet e tyre në të mirë të forcimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës.

Masat e menjëhershme dhe të suksseshme të qeverisë për të mos lejuar rritjen artificiale dhe të shfrenuar të çmimeve, krijimin e panikut dhe zhvatjen e skajshme të qytetarit, tek ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin 2021, natyrisht që krijojnë shqetësim dhe ngjallin fantazi dhe epshe të pakontrolluara. Shpikin, shajnë, fyejnë, gënjejnë.

Ndërsa ne, thjesht vazhdojmë punën.

Të ngjashme