Gjendja në veri, Stano: BE-ja është e qartë në mesazhin e saj, të ulen tensionet

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, vlerëson se BE-ja është e qartë në mesazhin e saj se de-përshkallëzimi është fjala kyçe për situatën aktuale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Stano tutje deklaroi se edhe në vlerësimin se të dyja palët janë kryesisht përgjegjëse për uljen e tensioneve, njofton Klankosova.tv.

“Lidhur me tensionet e fundit që janë duke ndodhur tash e një javë ne vazhdojmë të themi se në vend se të bëjnë hapa të njëanshëm ose duke përfshirë provokime të njëanshme, Kosova dhe Serbia duhet të përdorin platformën që kanë për të lehtësuar dialogun dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet që kanë ndikim në anën tjetër dhe kjo është ajo që ne përpiqemi të bëjmë”.

“Ata do të përdorin platformën e dialogut për të shqyrtuar rrugën përpara, që do të thotë qetësimi i situatës, sepse ajo që po ndodh aktualisht nuk është mirë për qytetarët në Kosovë, në Serbi, apo edhe në rajon”, tha Stano.

Tutje Stano konfirmoi se Bashkimi Evropian do të jetë i angazhuar fuqishëm me përpjekjet diplomatike në të gjitha nivelet për të qetësuar gjendjen në veri të Kosovës, por si në me Beogradin dhe Prishtinën, ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Të ngjashme