Gjuriq: Politikanët shqiptarë nuk u interesuan fare për dialogun

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u takua sot me ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, Iztok Jarc me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë.

Gjuriq e informoi ambasadorin slloven rreth rrethanave që sipas tij “çuan në një ngërç në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, duke vlerësuar se “udhëheqësit politikë të shqiptarëve në Kosovë nuk u interesuan për dialogun, gjë që konfirmon refuzimin e tyre të vazhdueshëm për të tërhequr taksën mbi mallrat serbe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme