GLPS: Ndryshimi i kufijve, riformëson shtetësinë e vendit

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 11:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse përben nevojën për ndryshim të kufijve ajo prodhon realitetet të ri dhe e riformëson shtetësinë e vendit, duke i dhënë leje atësore Serbisë ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kështu thotë studimi i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ku është prezantuar analiza e Projekt-ligjit për detyrimet, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror në procesin e dialogut dhe përfundimet nga studimi “Një marrëveshje finale që mund ta vërë Kosovën në një udhëkryq: Disa mësime nga shtetet e kontestuara në të kaluarën”.

Përparim Kryeziu nga GLPS tha se thënë se kjo analizë është bërë në krahasim me disa shtete të tjera, sipas tij, këto shtete, rrugën e të cilave po ndjek Kosova, kanë njohur në realitet politik aktual ose kanë arritur të prodhojnë një realitet të ri, informacion të ri politik.

“Studimi argumenton se marrëveshja finale nëse përben nevojën për ndryshim kufijve ajo prodhon realitet të ri dhe e riformëson shtetësinë e Kosovën duke i dhënë leje atësore Serbisë ndaj Kosovës. Shtetësia e Kosovës është e veçantë sepse buron nga shpërbërja e Jugosllavisë, kriza humanitare dhe nga intervenimi ndërkombëtar. Këto bashkë me dokumentin e Ahtisarit formësojnë themelin e shtetësisë së Kosovës dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllim marrja e pëlqimit të Serbisë për Kosovën”, tha Kryeziu.

Ai ka thënë se në vazhdimin e dialogut me Serbinë, duhet të plotësohen disa kushte, ndër të cilat ka thënë se duhet të marrë parasysh futjen e raportit të Qeverisë në seancë të Kuvendit, si kërkesë e opozitës.

“Ekzistojnë disa kushte për vazhdim dhe si parakusht duhet që kuvendi bashkë me delegacionin e Kosovës të rishikojë marrëveshjet e deritanishme. Pra duhet të ketë analizë të thellë mbi sfidat dhe sukseset e tyre. Delegacioni shtetëror nëse qëllim ka arritjen e një marrëveshje përfundimtare duhet ta përkrahë iniciativën e opozitës futjen e pikës në seancë raportin e Qeverisë. Platforma duhet të gjenerojë pëlqimin e 2/3 të Kuvendit të Kosovës pasi përfaqëson pëlqyeshmëri të plotë. Derisa nuk ekziston një pëlqim i tillë atëherë marrëveshje mund të vijë në Kuvend pa e pas pëlqimin dhe te shkaktojë probleme të tjera”, shtoi Kryeziu, raporton EO.

Kryeziu pohon se kjo platformë duhet të përfshijë qëndrimin e qartë që territori nuk do jetë subjekt diskutimi.

“Nëse qëllimi delegacionit shtetëror ka qenë i sinqertë dhe ka pas për qëllim stopimin e agjendës dhe ka pas për qëllim ridefinimin e kufijve, delegacioni duhet të shfaqë përjashtimin e territorit, duhet ta thotë tekstualisht që territori nuk do të jetë subjekt diskutimi në Bruksel.  Premisa kryesore e negocimit nuk guxon të jetë asnjëherë negocimi për territor por hapja për integrim nëpërmjet normalizimit të dy vendeve. Ndërsa, për delegacioni përmes projekt rezolutës nuk ka arritur të ketë rol të veçantë nga veprimtaria e presidentit”, pohoi Kryeziu.

Sipas GLPS-së, delegacioni as nëpërmjet rezolutës dhe as projektligjit nuk ka arrit të krijojë një rol të veçantë dhe të ndarë nga veprimtaria e presidentit.

“Pra delegacioni nuk e ka zëvendësuar presidentit dhe kjo është shfaqe gjatë delegacionit së fundi në Bruksel, nga prononcimi i zonjës Kosniq duke thënë se ndërmjetësuesi vazhdon ta trajtojë dialogun në nivel presidentësh. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në delegacion, ai ka thënë se mbledhjet nuk kërkojnë më shumë se shtatë anëtarë, kështu që edhe nëse opozita lë mbledhjen, pesë anëtarë mund të votojnë”, u shpreh Kryeziu.

Kryeziu tha se kuorumi për mbajtjen e mbledhjeve këkron 50 për qind, sipas tij, kërkon jo më shimë se shtatë anëtarë.

Sipas tij, nëse opozita është pjesë e delegacionit dhe nuk pajtohet me gjërat si po rrjedhin dhe lë mbledhjen, delegacioni funksione me shtatë anëtarë.

“Kjo dmth se një vendim brenda delegacionit mund të mirret me pesë vota. Ky rregullim ligjor duke filluar prej rezolutës aspak nuk i jep kurrfarë fuqie opozitës dhe nuk kund të kryejnë kurrfarë roli”, pohoi Kryeziu.

Të ngjashme