Grenell: Trump s’do të lejojë që negociatat Prishtinë-Beograd të zgjasin shumë

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Pas vizitës që e zhvilloi në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell, ka vizituar sot edhe Beogradin.

Gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

Të ngjashme