Gruaja e Faik Fazliut: Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Gazetarja e njohur, Alketa Gashi-Fazliu ka publikuar një fotografi me burrin e saj, ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, i cili u arrestua të shtunën nga Policia në një kafeteri të Prizrenit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Gashi shkroi se “Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon”.

“Çka nuk të vret, të bën më të fortë”, shtoi ajo tutje.

Ndryshe, anëtari i Kryesisë së OVL së UÇK-së, Faik Fazliu u arrestua të shtunën në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren.

Lidhur me arrestimin e tij ka pasur disa reagime të ndryshme.

Të ngjashme