Haki Abazi i quan “rrugaçë” Kujtim Shalën e Arben Gashin

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme është publikuar videoja nga përplasja mes deputetëve të VV-së dhe atyre të LDK-së në korridoret e Kuvendit.

Në pamje shihet se pas mbledhjes së komisionit ka pasur një incident në mes të Gazmend Gjyshincës nga VV-ja e Arben Gashit e Kujtim Shalës nga LDK-ja.

Gjyshinca tha se është goditur nga deputeti Arben Gashi, gjersa i njëjti ka pohuar se nuk e ka prekur me dorë.

Këto pamje të publikuara i ka komentuar edhe ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi.

Abazi i ka quajtur rrugaçë deputetët e VV-së, derisa ka thënë se kjo që ka ndodhur është e turpshme

“Sulmi kundër Gazmendit i kryer prej rrugaçëve në hapësirat e parliamentit- turp!”, ka shkruar shkurt Abazi sipër videos së publikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme