Hamza: VV-ja po bllokon punën e Kuvendit, s’po përkrahen iniciativat e PDK-së

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 15:00 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë deklaroi se Vetëvendosje po e bllokon punën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Këta që kanë ardhur në Qeveri e janë shkarkua e prapë dëshirojnë të vijnë në Qeveri po e bllokojnë punën e Kuvendit”.

Hamza theksoi se PDK-ja ka bërë nisma ligjore për t’i ndihmuar bizneset e qytetarët, por që ato nuk po mbështeten.

Ai potencoi se pa pasur një bazë ligjore nuk mund të implementohet masat ekonomike, raporton EO.

“Ka dy muaj në përputhje me kushtetutën e vendit i kemi bërë disa nisma për përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve në përgjithësi”.  

“Pa pas një bazë ligjore legale  nuk ka mundësi që masat ekonomike të implementohen”.

“Nuk ka vullnet të partive, çdo ditë që vonohemi efekti k me qenë më i madh dhe parat që jepen nuk kanë me pasur efektin e njëjtë”, u shpreh Hamza.

Të ngjashme