Hapet me kohë qendra më e madhe e votimit në Istog

Istog | 17 Dhj 2017 | 08:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë hapja e qendrës më të madhe të votimit në komunën e Istogut në shkollën e mesme “Haxhi Zeka”.

Menaxheri i qendrës, Ibrahim Bytyqi, tha se në këtë qendër votimi kanë të drejtë votë 8352 votues.

“Ky është vendvotimi me numrin më te madh të votuesve, ku kanë të drejtë vote 8352 votues”.

Ai tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe ekipet kanë qenë të kompletuara, raporton Ekonomia Online.

“Vendvotime janë qel në ora 7, ekipet në vendvotime kanë dal me kohë dhe  kanë qene të kompletuara, kjo është qendra më e madhe me 10 kuti votimi”.

“Gjitha materialet kanë arritur me kohë në ora 7:00 u bë hapja e vendvotimeve, ku qytetarët kanë pas të drejtë të votojnë edhe ka filluar votimi.”

Të ngjashme