Haradinaj: AAK-ja do të vazhdojë të angazhohet në temat me interes shtetëror

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht se nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka bërë të ditur se pavarësisht rezultatit dhe pozicionin e saj në qeverinë e ardhshme, partia që ai drejton nuk do të ndalet në temat kryesore.

Ky është statusi i Haradinajt i postuar në llogarinë e tij në Facebook:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

Politikë e Jashtme

• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA

• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB

• Statusi i kandidatit për BE

• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

Dialogu me Serbinë

• Dialogu pa kushte me Serbinë

• Taksa dhe reciprocitet deri në njohje

• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues

• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

Politikat ekonomike

• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %

• Rritje dhe stabilitet buxhetor

• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal

• Kosova e Re, investimi i Contour Global

• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare

• Shtimi i subvencioneve në bujqësi

• Pagat 10% rritje çdo vit

• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën

Sundimi i Ligjit dhe Siguri

• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor

• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

• Ligji për Mitrovicën

• Rruga Deçan – Plavë

• Rruga Prizren – Tetovë

• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit

• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen

• Autostrada e Dukagjinit

Arsim dhe Politika sociale

• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual

• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve

• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore

• Rregullimi i pensioneve me ligj

RH

Të ngjashme