Haradinaj dhe ambasadori Kolly diskutuan për aktualitetin në vend

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Në këtë takim Haradinaj tha se kanë biseduar për situatën aktuale  dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Sot prita në një takim pune ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly. Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend si dhe thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Zvicrës. Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme