Haradinaj: Dialogun e kanë bllokuar pretendimet territoriale e jo taksa

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar nga pretendimet territoriale e jo nga taksa.

Duke komentuar një deklaratë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila në një intervistë ka thënë se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, Haradinaj ka insistuar mbi atë se taksa nuk ka bllokuar dialogun.

“Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj thotë se Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe se sipas tij, sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta.

Të ngjashme