Haradinaj: Faik Fazliu ka humbur gjymtyrët e trupit për ta pasur policinë tonë, duhet pasur kujdes me këtë kategori

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Prime Time’.

Gjatë këtij emisioni Haradinaj foli për zhvillimet e fundit në vendin tonë si për, qeverisjen e tanishme, rëndësinë e institucioneve karshi qytetarëve si dhe për kandidaturën e tij për kryeqytetin.

Duke folur për rastin e shumë përfolur të invalidit të UÇK-së, Faik Fazliu, i cili u arrestua të shtunën gjatë një fjalosje verbale me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Haradinaj tha se Fazliu ka humbur gjymtyrët për ta pasur policinë tonë, andaj duhet pasur kujdes me këto kategori.

“Faik Fazliu është pa gjymtyrë, duhet pasur kujdes sepse ai njeri ka humbur gjymtyrë në luftë, duhet respektuar këtë kategori që ka dhënë gjithçka për këtë vend. UÇK-në nuk mund ta dëmtoj askush, e mbron sakrifica që kanë bërë të gjithë dhe s’mun ta njollos askush luftën tonë”, tha Haradinaj.

“Nuk është detyrë e ministrit të jap këto lloj cilesime. Nuk i bën nder as ministrit një qëndrim i tillë. Në rast se ju i paragjykoni njerzëit, ju nuk jeni ministër i Kosovës por vetëm i psrtisë suaj. Në video incizime u pa se zotri Fazliu

nuk kishte bërë ndonjë reagim. Instuticioni më kredibil në Kosovë është Policia e Kosovës. Nuk duhet t’i jepim vetës të drejtë ta luajmë rolin e avokatit e prokurorit apo gjykatesit”, sqaroi më tutje ai.

“Faikun e kam mik të mirë, ato pamje nuk janë të mira ti shohësh. E kemi përgjegjësinë e dyfishtë t’i respektojmë institucionet. E kemi Policinë më të mirë në rajon. Kemi pergjegjësi shtesë t’i raportojmë rastet kur individ të caktuar keqperdorin uniformën. Qeveria e ka rolin e ndarë. Ministri duhet të ketë kujdes në deklarata”, shtoi Haradinaj.

Të ngjashme