Ambasadori i Malit të Zi Bernard Çobaj viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Malit të Zi, Bernard Çobaj ka vizituar Aleancës Kosovare të Bizneseve ku u prit nga Kryetari Agim Shahini.

Shahini tha se Kosova dhe Mali I Zi kanë raporte të mira tradicionalisht në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik por vlen të theksojm atë të investimeve të Kosovarëve në Mal të Zi e në Ulqin ku kapin vlerën rreth 100 milion € në sektorin e Ndërtimtarisë, Turizmit dhe Hoteleris dhe për këtë bizneset e Kosovës janë liderë në Ulqin.

Ndëkaq Çobaj tha se ka ardhur të falendëroj AKB, bizneset dhe qytetaret e Kosovës që kanë besim në shtet në Qeverinë qendrore dhe lokale për të investuar dhe pushuan në Bregdetin e Mali të Zi.

Të ngjashme