Haradinaj ia tërheq vërejtjen Kurtit, i rekomandon që presidenti Biden të përfshihet në dialog

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se për rrjedhën e dialogut kanë qenë në vazhdimësi të njoftuar nga partnerët ndërkombëtarë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti shtoi se është koha që ai të kërkojë që dialogu t’i kalohet presidentit amerikan, Joe Biden.

Ai ka sqaruar se ia ka tërhequr vërejtjen Kurtit që mos të shkohet me marrëveshje një nga një, ngase kjo i konvenon Serbisë.

“Për interesa nacionale të shtetit, nuk presim edhe me na ftuar, ne kemi qenë aktivë. Ne kemi pasë komunikim të vazhdueshëm. I kemi prezantuar kryeministrit Albin Kurti, se nëse ai do të ecë përpara në koordinim me ne, nuk kërkojmë rol në dialog, por asnjëherë s’do të hezitojmë me ndihmuar Kosovën në një temë në përballje me Serbinë”.

“Ia kam tërheq vërejtjen Kurtit në këtë rast, për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një. Dhe ia thash kryeministrit Kurti, që Bashkimi Evropian e ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat politike gjeostrategjike kanë ndryshuar, dhe Bashkimi Evropian nuk më është neutral, është në luftë me Rusinë, njëjtë sikurse e gjithë bota e përparuar”.

”Dhe tash është koha që edhe Kurti me kërkua zyrtarisht, që platformën e dialogut me kaluar tek presidentit i Amerikës, tek zotëri Biden, sepse në këtë mënyrë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes, por edhe garanci në implementim”.

Të ngjashme