Haradinaj jep sinjale të prishjes së koalicionit me LDK-në: Nuk i besojmë kryeministrit Hoti

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë shenja përsëri të prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo krejt për shkak të dialogut me Serbinë dhe siç e quan ai privatizimin e dialogut nga kryeministri Avdullah Hoti.

Haradinaj thotë se Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë dhe se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa SHBA’në.

Kryetari i AAK’së po thotë se kryeministri Hoti po punon i vetëm në dialog dhe nuk po i fton ata të jenë pjesë e tavolinës ku bisedohet me Serbinë.

“Nëse kryeministri punon vet si LDK, e mban vet përgjegjësinë vet si LDK, aktualisht çdo gjë që është duke ndodhur në dialog kryeministri Hoti është duke punuar vet si LDK pa mu, sepse mu nuk më ka marr në tavolinë kur është ulë në tavolinë me Serbinë, jo mu po, se unë s’jam pjesë e delegacionit, po se ka marrë njerin që ia kam dhanë me vetë për të cilin unë e kam dialogu, këtë formë të dialogut nuk jam pjesë e këtij dialogu”, tha Haradinaj.

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”

“Unë nuk e di se çfarë është fol në takimin e Vucicit dhe Hotit, pse më dhënë shpjegime z.Hyseni, ai duhet me i dhënë gazetarëve, neve duhet të na jap informacione në mënyrë zyrtare e kam njerin tim aty”, tha Haradinaj për RTK.

Të ngjashme