Haradinaj: Ju siguroj, do të respektohet identiteti i të gjithëve në Kosovë

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 10:21 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka siguruar të gjithë se do të respektohet identiteti i të gjithëve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se marrëveshja për rritjen e pagave dhe për ndërprerjen e grevës në arsim nuk do të ishte e mundshme pa ndihëm e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Sindikatës së SBASHK-ut dhe kryetarit të Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani.

“Unë jam i vetëdijshëm që përgatitja për këtë Ligj i ka shqetësuar të gjitha kategoritë. Ne mendojnë që kemi arritur maksimumin, nuk ka qenë e mundshme arritja e marrëveshjes pa ndihmën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, sindikatës së SBASHK-ut dhe Nait Hasanit. Ju siguroj që jemi të interesuar që të respektohet identiteti i të gjithëve në Kosovës. Nuk është në interesin tonë që cilado kategori të mos respektohet. Mendoj se jemi gati për nesër , Urime”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme