Haradinaj kërkon nga Engel mbështetjen e ShBA-së për përmbyllje të proceseve nga viti ’99

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 08:14 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovë po mban mbledhje solemne, me rastin e vizitës në Kosovë të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se Engle ka qenë mbështetës i Kosovës nga viti 1989. Ai tregoi edhe një histori të shkurtë për vizitën e tij të parë në Kosovë, raporton EO.

Haradinaj ka kërkuar nga Engel që të bashkohen edhe një herë Uashingtoni që të përmbyllin çështjet e hapura dhe të mbetura nga viti 1999.

Eliot Engel,  i është përgjigjur Haradinaj duke i thënë se ju jeni Gorge Washingtoni i kohëve moderne.

Kongresmenit amerikan u shpreh i bindur se Kosova është vendi i parë në Ballkan që tregon qe njerëzit nga anët e ndryshme mund të krijojnë shoqërinë së bashku.

“…ju jeni Gorge Washingtoni i kohëve moderne Njerëzit e Kosovës kanë vendosur që të krijojnë një shoqëri demokratike, për këtë arsye unë besoj qe njerëzit e Kosovës do t’ia dalin dhe kjo është demokracia ne suksesshme e juaja kryeministër Haradinaj. Besoj qe ky është vendi i pare në Ballkan që tregon qe njerëzit nga anët e ndryshme mund te krijojnë shoqërinë së bashku”.

Ai garantoi Haradinajn se në Kosovë gjërat po përmirëson dhe në këtë drejtim përkrahja e ShBA-së nuk do të mungojë.

Enge i tha Haradinaj se pret që ai të bëjë gjëra të mira në interes të qytetarëve.  Ai po ashtu tha se Kosova shumë shpejt do jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

Kongresmenit amerikan më tej shtoi se Kosova e dëshmoi përparimin në organizmin e zgjedhjeve lokale nën frymën demokratike.

“Këtu vetëm po përmirësohen gjërat dhe duhet të dini që gjithnjë do të keni përkrahjen e ShBA-së. Populli i Kosovës me të vërtetë e kuptoj se demokracia dhe liria që ne e mbajmë në ShBA e mbajnë edhe në Kosovë, kjo u dëshmua dje gjatë ditës së votimit”.

Engel tha se gjithnjë kërkon nga shtetet e që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, ngase sipas tij, Kosova është një vend i rëndësishëm në Ballkan.

Paraprakisht Haradinaj dhe Engel kanë bërë homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë.

Më pas të dy do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme